Intervistë / Ikja tema kryesore e krijimtarisë së shkrimtares Entela Tabaku

E hënë, 29 Prill, 2024

Shkrimtarja Entela Tabaku është një nga emrat e njohur të autorëve shqiptarë në Diasporë.

Ajo lindi në Shkodër ku studioi violinë në shkollën e mesme artistike ”Prenkë Jakova” dhe gjuhë-letërsi në universitetin “Luigj Gurakuqi”. Më 2014 mbrojti doktoraturën për gjuhësi italiane pranë Universitetit të Stokholmit, për t’u angazhuar më pas si ligjëruese e italishtes atje. Nga viti 2017 punon si ligjëruese e shqipes në Universitetin e Upsalës.
Edhe pse larg atdheut, krijimtaria e saj e shkruar mbetet gjithmonë shqip, pasi siç tregon ajo shqipja është bërë për të një vendlindje e dytë.

“Kur iu ktheva krijimtarisë sime, ikja ishte tema kryesore, ajo që kishte ndodhur me mua gjatë kësaj ikjeje. Mund të thuash që kisha pasur disa lloj ikjesh… Gjuha është instrumenti, por edhe lëngu që e mbush krijimtarinë letrare… Në rastin e një krijuesi në mërgim, je më i vëmendshëm ndaj gjuhës… Për mua shqipja është bërë një atdhe për së dyti”, u shpreh shkrimtarja gjatë një interviste.

Tabaku, është autore e disa librave me poezi “një grusht jetë sa me vdekë”, “poemat e hueja”, Enciklopedia e Mërgimit” (bashkautorë me Shqiptar Osekun) etj.; i veprave studimore në italisht dhe shqip, si dhe ka sjellë në shqip një sërë veprash nga suedishtja.

Së fundmi, ajo ishte e pranishme dhe në Takimin e Shkrimtarëve të Diasporës i zhvilluar më 22 shkurt në Tiranë.