Klubi i madh turk, Galatasaray është i prirur të rifillojë bisedimet me Liverpoolin për yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Sipas mediumit Fotomac, Liverpool është vendosur për bisedime me Galatasarayn për shitjen e mundshme të Shaqirit. Megjithatë bisedimet thuhet se do të fillojnë atëherë kur të rifillojë futbolli pas pezullimit të shumë kampionateve për shkak të koronavirusit.
Galatasaray thuhet se po rrit përpjekjet për të sjellë yllin nga Kosova në Stamboll.
Klubi turk është përpjekur të nënshkruajë me kosovarin më parë, dhe këtë herë ata janë të vendosur ta rrëmbejnë reprezentuesin zvicerian.
Për Shaqirin interes kanë shprehur edhe klube të tjera angleze dhe gjermane.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.