Diaspora, kapacitet ekonomik në nivelin lokal e rajonal dhe promotor i Integrimi

E shtunë, 27 Prill, 2024

Nga Msc. Avni Dervishi

Diaspora ka kapacitet ekonomik shumë më të madh se sa është vërtetuar deri më tash. Njëra nga arsyet kryesore që Diaspora i përmend për mosinvestime në vendlindje është korrupsioni. Por, a ka mundësi që ti iket veprimeve negative që jo rrallë Diaspora i përjeton? Po, ka. Nëse identifikohen caqet e investimeve të mundshme në nivel lokal (bashkie/komunal/rrethi), si dhe arrihet një unifikim i qëndrimeve të vendimmarrësve lokalë politikë, dëshira e Diasporës për investime si dhe tërheqja e investitorëve të huaj mund të rritet. Kjo kuptohet se infrastruktura pritëse duhet të etablohet. Hapja e zyrave lokale në çdo komunë/bashki/rreth për Diasporën, e cila njëkohësisht do të funksiononte edhe për Investimet e Huaja, do të ishte si parakusht për këtë. E dyta është inicimi e rritja e bashkëpunimit ekonomik në zonat ndërkufitare. Psh 40 000 shtetas suedezë e danezë udhëtojnë çdo javë nga/deri në Malmö e Kopenhagë. Edhe pse dy shtete të ndryshme, bashkëpunimi në zonat kufitare sjell dobi për të dyja vendet. Psh kanë marrëveshje rreth kopshteve të përbashkëta, përkujdesjeve mjekësore të përbashkëta e konferencave ekonomike të përbashkëta. Pse psh Shkodra-Ulqini, Gjakova-Tropoja, Prizreni Kukësi, Gjilani-Presheva, Tuzi-Peja etj, mos të gjejnë mënyra të ndryshme që ta inicojnë e thellojnë bashkëpunimin rajonal? Pasi që këto vendet ose kanë filluar negociatat, ose janë vende kandidate e do të fillojnë negociatat për integrim në Unionin Europian, ose vend potencial si Kosova – të gjitha kanë mundësi të kërkojnë e marrin fonde nga Brukseli për këtë. Ku jemi sot ne? A mund të shfrytëzohet kapaciteti profesional i ekspertëve nga Diaspora për këtë qëllim?

*Autori është Këshilltar për Çështjet Ndërkombëtare dhe Strategjitë e Diasporës.