Komuniteti shqiptar në Tampa Bay do të ketë sërish mundësinë të trashëgojë gjuhën amtare për brezat e rinj. Shkolla Shqipe “Vatra” do të rihapë dyert më 4 tetor 2025, duke u bërë një qendër e rëndësishme edukimi e kulturës shqiptare në diasporë.
Shkolla do të drejtohet nga drejtoresha Meri Andrea-Kodra, ndërsa mësimin do ta udhëheqin me përkushtim mësueset: Ana Kullaj, Resmie Sala dhe Shega Hyka Mucaj. Programi do të zhvillohet çdo të shtunë në ambientet e St. Petersburg College, Clearwater, ES 113.
Organizatorët u bëjnë thirrje prindërve dhe anëtarëve të komunitetit që të ndajnë mendimet dhe sugjerimet e tyre për orarin e fillimit të mësimit, duke theksuar se kontributi i tyre është i vyer për ta bërë këtë projekt sa më të dobishëm për fëmijët.
“Faleminderit dhe presim me padurim të fillojmë këtë udhëtim edukativ së bashku”, – shprehen drejtuesit e shkollës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.