Filadelfia do të mirëpresë për herë të parë Festivalin e Ushqimit Shqiptar – Albanian Food Festival, një ngjarje madhështore kushtuar kulturës, traditës dhe kuzhinës shqiptare. Eventi do të mbahet më 28 shtator 2025, nga ora 11:00 deri në 18:00, në Qendrën e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, në adresën 3322 Willits Rd, Philadelphia, PA 19136.
Festivali synon të bashkojë komunitetin shqiptar dhe miqtë e tij përmes një atmosfere festive, me ushqime tradicionale, muzikë live nga këngëtarë dhe DJ të talentuar, si dhe aktivitete për të gjitha moshat.
Organizatorët ftojnë bizneset dhe individët që të shfrytëzojnë mundësinë për t’u bërë pjesë e kësaj feste kulturore, qoftë si sponsorë apo shitës produktesh. Shoqata “Bijtë e Shqipes” ofron falas hapësirën për prezantimin dhe shitjen e produkteve gjatë festivalit.
“Ky është aktiviteti i komunitetit tonë, një ditë plot shije, traditë dhe frymë atdhetare. Ftojmë të gjithë të kontribuojnë dhe të festojmë së bashku,” – theksojnë organizatorët.
Afati i fundit për regjistrim si sponsor është 15 shtator 2025, për shkak të kohës së nevojshme për përgatitjen dhe printimin e materialeve promocionale me emrat e individëve dhe bizneseve mbështetëse.
Hyrja për publikun është falas dhe e hapur për të gjithë.
Për rezervime dhe informacion më të detajuar, mund të kontaktoni organizatorët përmes telefonit ose direkt në faqen e Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Messenger.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.