Greqi/ Krim i rëndë në Volos, 40-vjeçari shqiptar vret gruan para fëmijëve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një tragjedi e rëndë familjare ka tronditur qytetin e Volosit në Greqi, ku një 40-vjeçar shqiptar, Pandeli Nakoleci, vrau me thikë bashkëshorten e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci, në sy të fëmijëve të tyre.

Sipas mediave greke, ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri të nisur në banesën e tyre, i cili më pas vazhdoi në hyrje të pallatit. Burri dyshohet se e ka goditur për vdekje bashkëshorten me thikë në qafë dhe shpinë, përpara syve të njërit prej katër fëmijëve të çiftit, të moshës 5 deri në 18 vjeç.

Një nga vajzat e viktimës ka treguar për mediat se prindërit kishin grindje të shpeshta dhe se babai ishte shumë xheloz. Ajo shtoi se në disa raste kishte detyruar nënën të largohej nga banesa për shkak të tensioneve.

Pas krimit, autori u arratis me vrap, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe është vënë në ndjekje të tij. Ai është ndërtues me profesion dhe sipas raportimeve, ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor të vitit të kaluar.

Një video e publikuar nga mediat greke tregon momentin kur vajza e madhe e viktimës mbërrin në vendngjarje dhe sheh gjurmët e gjakut të nënës së saj në hyrje të pallatit.

Daja i autorit, në një intervistë për Top Channel, i bëri thirrje nipit të tij të dorëzohet në polici.
“Të dorëzohet, atë e bëri si të tërë, e bëri për mirë a për keq, aq kuptovi aq bëri. Nipi përderisa e bëri këtë gjë e bëri me vetëdije. Po është e vërtetë që ka pasur probleme të shëndetit mendor, këtu në Shqipëri njihet që ka marrë kemp”, u shpreh ai.

Autoritetet greke kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi për të kapur autorin e krimit që ka tronditur opinionin publik.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.