Duke filluar nga dita e nesërme 23 gusht 2025 do të hyjë në fuqi një ndryshim i rëndësishëm në procesin e aplikimit për vizë kanadeze. Të gjithë aplikantët që do të caktojnë takime biometrike në Visa Application Centre (VAC) duhet të ngarkojnë Biometric Instruction Letter (BIL), një dokument të lëshuar nga IRCC. Ky hap synon të sigurojë që takimet të rezervohen vetëm nga aplikantët e autorizuar.
Çfarë është BIL?
BIL është një letër udhëzuese personale që përmban të dhënat tuaja dhe referencën unike të aplikimit (IRCC Number). Ky dokument është i domosdoshëm për rezervimin e takimeve biometrike dhe duhet të ngarkohet në format PDF me madhësi maksimale 1 MB. Çdo person, edhe brenda një grupi (familjar ose grup udhëtimi), duhet të ngarkojë BIL-in e vet.
Pasi të konfirmohet ose të anulohet takimi, VFS Global/TT Services fshin automatikisht informacionin nga BIL-i. Nëse takimi ri-caktohet, nuk është e nevojshme ngarkimi i ri, por në rast anulimi dhe rezervimi i një takimi tjetër, BIL duhet ngarkuar sërish.
Për ata që caktojnë takimet përmes VAC Contact Centre, çdo aplikant merr një link të sigurt për ngarkim, i vlefshëm për 30 minuta. Nëse data e preferuar nuk është e disponueshme, sistemi cakton automatikisht datën e parë të lirë.
Ky ndryshim synon të sigurojë një proces më të saktë dhe të sigurt për takimet biometrike, duke respektuar standardet e qeverisë kanadeze për mbrojtjen e të dhënave personale.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.