KQZ refuzon certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka refuzuar certifikimin e Listës Serbe dhe kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, me rezultat të ngushtë: dy vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime.

Pro votuan kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dhe anëtarja e Listës Serbe në KQZ, ndërsa dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër. PDK-ja zgjodhi të abstenohej.

Ngarkuarja me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipatti, u takua sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe shprehu shqetësimin e saj për tendencat që synojnë të pengojnë pjesëmarrjen e partive serbe në zgjedhje. Ajo theksoi rëndësinë e përfshirjes së komunitetit serb në procesin zgjedhor dhe shprehu shqetësim për çdo përpjekje që mund të kufizojë të drejtën e tyre për të votuar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.