Itali/U qëllua me armë elektrike nga karabinierët humb jetën 47 vjeçari shqiptar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në Sant’Olcese, në afërsi të Gjenovës, pasi u godit me Taser (armë elektrike) nga karabinierët italianë.

Sipas hetuesve, përdorimi i armës elektrike mund të ketë shkaktuar një arrest kardiak tek viktima. Prokuroria ka hapur një hetim për “vrasje nga pakujdesia” dhe ka urdhëruar autopsinë. Dy karabinierët e përfshirë janë vendosur nën hetim – një procedurë e konsideruar “akt i detyruar” për t’u dhënë mundësi të marrin pjesë në ekzaminimet mjeko-ligjore me ekspertët e tyre.

Ngjarja ndodhi pasi fqinjët kishin njoftuar policinë për britma dhe zhurma të forta nga apartamenti i shqiptarit. Në vendngjarje mbërritën dy patrulla, të cilat gjetën 47-vjeçarin në gjendje të rëndë, dyshohet nën efektin e alkoolit. Njëri nga karabinierët përdori Taser-in, por goditja preku pjesërisht si burrin, ashtu edhe një koleg të tij. Një shkrepje e dytë nuk pati efekt, ndaj arma kaloi në duart e një efektivi tjetër, i cili arriti të neutralizojë shqiptarin.

Menjëherë u thirr personeli i urgjencës 118, por mjekët nuk mundën të bënin gjë tjetër përveçse të konstatonin vdekjen.

Ndërkohë, kompania Axon, prodhuesja e Taser-it të përdorur nga forcat e rendit italiane, ka reaguar me një deklaratë zyrtare. “Deri më sot nuk ekzistojnë prova shkencore që tregojnë një lidhje të drejtpërdrejtë shkak-pasojë mes përdorimit të Taser-it dhe vdekjes së personave të goditur. Pajisjet tona janë të dizajnuara për të reduktuar rrezikun si për efektivët e policisë, ashtu edhe për qytetarët, duke ofruar një alternativë jo vdekjeprurëse ndaj armëve të zjarrit”, thuhet në deklaratë. Sipas kompanisë, studime të pavarura – përfshirë atë të Wake Forest University School of Medicine – tregojnë se në 99,7% të rasteve përdorimi i Taser-it nuk shkakton dëme të përhershme, përveç lëndimeve të lehta të lidhura kryesisht me rëniet.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.