Nis restaurimi i kishës 1300-vjeçare të Shën Todrit Kadipashaj në Lushnje

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kisha 1300-vjeçare e Shën Todrit në Arrëz, një ndër monumentet më të vjetra historike të Myzeqesë, ka nisur të restaurohet pas rrezikut të shembjes.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka bërë të mundur nisjen e punimeve, pas pesë vitesh mbylljeje të kishës. Puna ka nisur prej një muaji, me rregullimin e çatisë, dëmtimi i plotë i së cilës kishte shkaktuar degradimin e objektit.

At Harallamb Llupo thekson se Shën Todri është një nga kishat më të veçanta të stilit në ndërtim, duke e bërë atë monument kulture të kategorisë së parë.

Afati i punimeve restauruese është parashikuar të zgjasë pesë muaj. Kjo është kisha e dytë që restaurohet në Lushnjë, pas kishës në Bishqethëm, dhe të dy objektet ruhen me status të veçantë nga shteti shqiptar si monumente kulti të kategorisë së parë.

Restaurimi i Shën Todrit pritet të rikthejë në jetë këtë trashëgimi historike dhe të sigurojë ruajtjen e saj për brezat e ardhshëm.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.