Një shtetas shqiptar humbi jetën gjatë një aksidenti tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Sipas policisë lokale,automjeti që drejtohej nga Fabjan Koko 34 vjeç po udhëtonte në aksin Varis-Koropiu në zonën e Atikës Lindore kur për shkak të shpejtësisë së lartë doli nga rruga dhe u përplas me forcë në vitrinën e një dyqani dhe në vazhdim automjeti u përfshi nga flakët. Koko nuk mundi të dalë nga automjeti duke humbur jetën.
Trupi i tij u dërgua në morgun e Athinës ndërsa policia rrugore e Athinës po heton shkaqet e aksidentit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.