Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ka tronditur qytetin e Gjilanit, duke e cilësuar si pasojë të neglizhencës dhe tolerimit të sistemit të drejtësisë ndaj veprimtarive kriminale.
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim tre persona në lidhje me ngjarjen – Mefail Shkodra (53) dhe dy djemtë e tij, Edonis Shkodra (25) dhe Engjëll Shkodra (22). Po ashtu, është arrestuar edhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk është bërë publik.
Në një reagim në Facebook, Sveçla ka shprehur tronditjen e tij të thellë dhe ngushëllimet për familjet e viktimave, por edhe indinjatën ndaj Prokurorisë dhe Gjyqësorit. Ai ka theksuar se i dyshuari kryesor ishte arrestuar nga Policia e Kosovës vitin e kaluar për fajde, por ishte lënë i lirë.
“Në këtë ngjarje të rëndë nuk mund të mos jem jashtëzakonisht i indinjuar me trajtimin që institucionet e drejtësisë, si Prokuroria e Gjyqësori, janë duke i bërë rasteve të tilla duke i lënë në liri. Sipas informacioneve, i dyshuari kryesor i vrasjes së sotme ka qenë i arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Kosovës për fajde, ndërkaq neglizhenca dhe tolerimi nga ana e sistemit të drejtësisë po na sjellin në pikën ku jemi sot”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka bërë thirrje që institucionet e drejtësisë të reflektojnë urgjentisht dhe të mos ketë tolerim për asnjë kriminel apo veprimtari kriminale, duke theksuar se qytetarët duhet ta ndjejnë shtetin si garant të sigurisë, e jo të jetojnë në frikë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.