Një 23-vjeçar shqiptar, i cili kishte hyrë në Zvicër si turist, është arrestuar nga policia zvicerane me akuzat për trafik të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shkelje të ligjit federal për të huajt.
Sipas policisë dhe zyrës së prokurorit publik, i riu dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti shpërndarësish kokaine, duke furnizuar klientë vendas. Arrestimi u krye të hënën në Bellinzona, pas një operacioni të koordinuar nga autoritetet, të cilat kishin marrë informacione paraprake mbi aktivitetin kriminal.
Gjatë kontrollit të banesës, policia sekuestroi dhjetëra doza kokaine, 1 mijë franga zvicerane dhe qindra euro cash, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës. Gjithashtu, u gjetën prova të tjera që lidhen me aktivitetin e dyshuar kriminal.
Gjyqtari kompetent ka konfirmuar masën e arrestit ndaj të riut, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit ku ai bënte pjesë vijojnë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.