Pas një ndërprerjeje disa ditore për shkak të një problemi teknik, shërbimi i pasaportave në Konsullatën Shqiptare në Londër është rikthyer në funksion të plotë. Lajmi është konfirmuar nga vetë Ambasada e Shqipërisë në Londër përmes një njoftimi zyrtar.
“Ju faleminderit për mirëkuptimin!” – thuhet në deklaratën e publikuar, duke bërë të ditur se të gjitha aplikimet dhe tërheqjet e pasaportave tashmë mund të kryhen normalisht pranë konsullatës.
Pak ditë më parë, Ambasada kishte njoftuar qytetarët shqiptarë se për shkak të një problemi me lidhjen e sigurtë me sistemin në Shqipëri, shërbimi i pasaportave do të pezullohej përkohësisht. Njoftimi parashikonte që ndërprerja të zgjaste të paktën deri të hënën, më 4 gusht, dhe paralajmëronte qytetarët që të mos udhëtonin drejt ambasadës pa një njoftim të ri.
Gjatë ndërprerjes, shërbimet e tjera konsullore kanë vijuar normalisht, përfshirë lëshimin e dokumentit “Leje Kalimi” për udhëtime urgjente drejt Shqipërisë.
Ambasada ka sqaruar gjithashtu se të gjitha takimet për aplikim pasaporte që ishin planifikuar gjatë ditëve të ndërprerjes do të riplanifikohen.
Qytetarët që kanë nevojë për shërbime pasaportash mund të kontaktojnë tashmë konsullatën për të vijuar me procedurat përkatëse.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.