Kosovë/ Osmani tërheq kërkesën e saj drejtuar Kushtetueses, ja arsyeja

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar  Gjykatës Kushtetuese më 22 korrik 2025, në lidhje me pasojat juridike për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo në konferencë për media të martën tha se këtë e ka bërë për shkak se gjyqtari raportues për lëndën e saj është caktuar Radomir Laban.

Osmani tha se i njëjti paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.Presidentja Osmani më 22 korrik i është drejtuar Kushtetues në lidhje me pasojat juridike nëse nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës në afatin tridhjetëditor, të vendosur nga Kushtetuesja në aktgjykimin e 26 qershorit për zgjedhjen e trupave të legjislativit.

E para e vendit në konferencë për media, të martën, tha se institucionet e sigurisë kanë adresuar informata zyrtare se gjyqtari Radomir Laban në vitet 2018, 2021-2024, është angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Kosovës, por që tha se këto informacione janë të klasifikuara dhe u shpreh e përmbajtur se për çfarë veprimesh bëhet fjalë.

Një vit më parë, Presidenca kishte konfirmuar se institucionet e sigurisë kanë mbledhur informata se si gjyqtari serb i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, po e cenon sigurinë kombëtare e rendin kushtetues të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë dhe institucione të tjera relevante ishin informuar për këtë veprimtari të gjyqtarit Laban.

Edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu kishte refuzuar kërkesën e tij për të ushtruar detyrën e noterit, me arsyetimin se kjo vendimmarrje është bazuar në të dhëna të pranuara nga AKI-ja.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.