Në Selanik botohet libri “Shënime Historike” i Dr. Rafail Lipi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shtëpia botuese greke “Giahoudi” përgatiti dhe botoi këto ditë librin “Shënime Historike” me autor Dr. Rafail Lipi Ish Dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës dhe profesor mbi 25 vjet i këtij instucioni, Dr. Rafaili i dhuron lexuesit një përmbledhje të studimeve dhe artikujve të tij.
Këto shkrime janë frut i hulumtimeve në arkiva të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë, studimeve të botimeve rreth temave që i kanë interesuar historianit Lipi.
Libri përbëhet nga dy pjesë.
Në pjesën e parë, që titullohet “Lëvizja demokratike në Prefekturën e Shkodrës në vitet 1921-1924”, analizohen faktorët historikë dhe social ekonomikë me figurat kryesore të zhvillimeve të atyre viteve.
Në pjesën e dytë me titull “Një udhëtim ndër shekuj”, përmblidhen shkrime kushtuar ngjarjeve të ndryshme dhe vendeve historikë në rrugëtimin shumëshekullor të popullit tonë nga prehistòria deri në Luftën Nacional-Çlirimtare.
Dr. Rafail Lipi, me syrin e mprehte të studiuesit të historise, me penën e fjalës së rrjedhshme të një pedagogu metodist, dhe me qëndrimin gjakftohtë të analistit objektiv, i jep lexuesit një dhuratë të vyer për çështje të historisë së popullit tonë.
Komuniteti Shqiptar i Selanikut ndjehet krenar për Dr. Rafail Lipi, që si Sekretar i Përgjithshëm drejton me përgjegjësi dhe energji të paepur, dhe njëkohësisht prodhon visare intelektuale kaq të vlefshme edhe për shqiptarët në emigracion.
Ndaj ne kemi kënaqësinë e urimit – udhëtim të mbarë libri profesor Rafaili ! @Diaspora Selanik

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.