Një tjetër zbulim me rëndësi historike është bërë në zonën arkeologjike të Ulpianës në Kosovë. Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se arkeologët kanë identifikuar një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora.
Sipas Çekut, ky mbishkrim i ri lidhet me ndërtimin e bazilikës episkopale, ndërsa më herët ishte zbuluar një mbishkrim që përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan. Të dy mbishkrimet janë dedikime të rralla dhe të vetmet të njohura që lidhen drejtpërdrejt me Justinianin, perandorin e famshëm me prejardhje nga ky rajon.
Ministri theksoi se puna kërkimore arkeologjike në lokalitetet e Ulpianës dhe Dresnikut është intensifikuar, falë edhe shpronësimeve të realizuara në vitin e kaluar që kanë krijuar akses të plotë në pronat publike.
Aktualisht po zhvillohen paralelisht edhe plane për konservimin dhe menaxhimin e trashëgimisë arkeologjike, si dhe projekte për ngritjen e kapaciteteve profesionale në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë. Krahas kësaj, janë duke u hartuar studime dhe publikime shkencore për të dokumentuar dhe ndarë njohuritë e reja mbi të kaluarën e pasur të kësaj zone.
“Arkeologjia vazhdon të na zbulojë historinë tonë. Ne vazhdojmë me përkushtim hulumtimin dhe mbrojtjen e saj”, u shpreh ministri Çeku.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.