Një incident shqetësues është regjistruar gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, ku një pjesë e tifozëve maqedonas përdorën kore me gjuhë të hapur urrejtjeje, raciste dhe ksenofobe ndaj shqiptarëve.
“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”, ishte një ndër parullat e përsëritura nga turma, ndërsa autoritetet në sallë nuk morën asnjë masë për të ndalur situatën.
Në publik ishin të pranishëm edhe figura të larta të shtetit maqedonas, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e Jashtëm Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviç.
Në sallë u dëgjuan gjithashtu slogane tejet të rënda si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, duke evokuar retorika që kujtojnë periudhat më të errëta të historisë së Evropës.
Pavarësisht skandalit, deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare apo kërkim falje nga organizatorët e ndeshjes apo nga autoritetet shtetërore, duke shtuar më tej shqetësimin dhe indinjatën në publik.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.