Një ngjarje e rëndë me protagonist një shtetas shqiptar ka tronditur qytetin italian të Gubbios. Një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar gjatë natës së kaluar nga karabinierët, pasi akuzohet se ka mbajtur të mbyllur në banesën e tij ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, përkatësisht 7 dhe 11 vjeç. Burri dyshohet gjithashtu se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre.
Operacioni u koordinua nga Prokuroria e Peruxhias dhe nisi pas një sinjalizimi të ardhur nga autoritetet shqiptare përmes rrjeteve konsullore. Informacionet e para tregonin se burri i kishte marrë me forcë ish-gruan dhe fëmijët e tij në territorin italian dhe i mbante kundër vullnetit të tyre.
Falë bashkëpunimit me Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë në Romë, mëngjesin e së premtes u lëshua një plan kërkimi urgjent nga Kompania e Karabinierëve në Gubbio. Brenda një ore, policia lokalizoi dhe ndaloi një automjet që drejtohej nga 53-vjeçari, në të cilin ndodheshin edhe ish-bashkëshortja dhe fëmijët. Të tre ndodheshin në gjendje të rënduar emocionale, ndërsa gruaja dhe njëri prej fëmijëve kërkuan menjëherë ndihmë.
Hetimet zbuluan se gruaja ishte mashtruar për të udhëtuar drejt Italisë më 30 korrik, së bashku me fëmijët. Menjëherë pas mbërritjes, burri ua kishte marrë pasaportat dhe celularët për të penguar largimin e tyre. Gjatë ditëve të qëndrimit të detyruar, ai kishte ushtruar dhunë sistematike mbi ta.
I arrestuari u shoqërua në burgun e Peruxhias me urdhër të prokurorit, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për privim të paligjshëm të lirisë, dhunë në familje dhe mbajtje të paligjshme të armës së ftohtë (thikë). Ndërkohë, nëna dhe fëmijët janë vendosur në një strukturë të sigurt dhe nën mbrojtje. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.