Në një vendim të rëndësishëm mbi Protokollin e miratuar mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e kampit të pritjes së migrantëve në Lezhë, Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GjED) ka ngritur dyshime serioze mbi ligjshmërinë e këtij marrëveshjeje dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe mbi statusin e Shqipërisë si një “vend i sigurt origjine”.
Në vendimin e bërë publik së fundmi, gjykata thekson qartësisht se një shtet anëtar i BE-së nuk mund të përfshijë në listën e vendeve të sigurta të origjinës një shtet që nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme për të gjithë popullsinë e tij. Kjo konsideratë bie drejtpërdrejt mbi përcaktimin që Italia i ka bërë Shqipërisë si vend i sigurt, një akt që ndikon në trajtimin e kërkesave për azil nga shtetas të huaj që kalojnë përmes Shqipërisë.
Edhe pse rregullorja e re e Bashkimit Evropian, e cila mund të lejojë përjashtime për disa kategori personash, pritet të hyjë në fuqi më 12 qershor 2026, deri atëherë vlen interpretimi aktual i së drejtës evropiane, i cili është më restriktiv dhe mbrojtës ndaj të drejtave themelore të njeriut.
Në këtë kuadër, GjED ka nënvizuar se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë, edhe pse është firmosur në nivel bilateral, nuk mund të kufizojë kompetencat e gjykatave italiane për të vendosur përfundimisht mbi çdo rast individual të migrantëve. Kjo do të thotë se çdo migrant që sillet në Shqipëri, në kuadër të kësaj marrëveshjeje, ruan të drejtën për të apeluar trajtimin e tij në sistemin gjyqësor italian.
Vendimi i Gjykatës gjithashtu ngre një shqetësim të qartë mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Në një formulim të fortë, në dokumentin e siguruar nga Syri.net, thuhet: “Një shtet anëtar nuk mund të përfshijë në listën e vendeve të sigurta të origjinës një vend që nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme për të gjithë popullsinë e tij” – një referencë që lë të kuptohet se Shqipëria nuk përmbush kushtet minimale për të trajtuar në mënyrë të sigurt migrantët e huaj, për sa kohë që vetë qytetarët e saj përballen me sfida në ushtrimin e lirive themelore.
Ky zhvillim hedh një hije mbi legjitimitetin ndërkombëtar të protokollit Itali-Shqipëri dhe mund të sjellë pasoja të rëndësishme ligjore dhe politike në zbatimin e tij.

v1
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.