Kurti akuzon opozitën për sabotim,institucionet ende të bllokuara pas zgjedhjeve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri në detyrë dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka akuzuar ish-partitë opozitare për bojkot dhe sabotim të qëllimshëm në themelimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Në një deklaratë publike gjatë nominimit të Hajrulla Çekut si kandidat për kryetar të Prishtinës, Kurti tha se destruktiviteti opozitar po udhëhiqet nga “xhelozia dhe lakmia për pushtet” si dhe mospranimi i fitores së Vetëvendosjes.

“Pothuajse gjashtë muaj pas zgjedhjeve, institucionet ende nuk janë themeluar. Ish-opozita as nuk po shtyhet e as nuk po ngrihet,” deklaroi Kurti, duke përmendur edhe kompromiset që, sipas tij, partia e tij ka bërë për të mundësuar konstituimin e Kuvendit.

Pas afatit përfundimtar të vendosur nga Gjykata Kushtetuese deri më 26 korrik, që u tejkalua pa sukses në formimin e legjislaturës së nëntë, më 27 korrik u vendos një masë e përkohshme, që zgjat deri më 8 gusht. Kosova, për momentin, ndodhet në një bllokadë të thellë institucionale.

Kurti ka deklaruar se i ka dërguar dy ftesa për bashkëqeverisje Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat janë refuzuar. Po ashtu, negociatat me Nismën Socialdemokrate, e cila ka tre deputetë, kanë dështuar për shkak të mospërputhjeve për postin e kryetarit të Kuvendit – një kërkesë e partisë së Fatmir Limajt që Vetëvendosje nuk e pranoi.

Në anën tjetër, kandidati i sapoemëruar i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, tha se partia e tij është e vetmja forcë politike që mund ta transformojë kryeqytetin dhe premtoi një platformë afatgjatë me vizion deri në vitin 2035.

Situata mbetet e tensionuar, me një afat kushtetues që po afrohet dhe një skenë politike ende të ndarë mes partive që akuzojnë njëra-tjetrën për bllokimin e institucioneve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.