Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur qytetin e Wohlenit në kantonin Aargau të Zvicrës në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, ku dy të rinj humbën jetën dhe një tjetër mbeti rëndë i plagosur.
Sipas policisë kantonale të Aargaut, ngjarja ndodhi rreth orës 04:45 në një rrugë me kufizim shpejtësie prej 30 km/h. Një automjet luksoz tip Mercedes Benz, i drejtuar nga një 16-vjeçar shqiptar pa leje drejtimi, doli nga rruga, kaloi përmes një kopshti, u përplas me një pemë dhe më pas me murin e një banese. Përplasja rezultoi fatale për dy pasagjerët, një 16-vjeçar dhe një 19-vjeçar, të cilët humbën jetën në vendin e ngjarjes.
Pasagjeri i tretë, një 19-vjeçar nga kantoni i Cyrihut, mbeti rëndë i plagosur dhe u transportua me urgjencë në spital. Mjeti i aksidentuar rezulton të jetë në pronësi të vëllait të të miturit shqiptar.
Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit. Prokuroria ka urdhëruar analizat e gjakut dhe urinës për drejtuesin e mjetit, ndërsa dyshohet se makina ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë përtej kufirit të lejuar për zonën.
Policia dhe Prokuroria kanë theksuar se do të zbardhin të gjitha rrethanat e këtij rasti që ka tronditur komunitetin lokal dhe shqiptarët në Zvicër.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.