Jo më vula në pasaporta! Nga 12 tetori 2025 BE nis regjistrimin digjital në kufi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komisioni Evropian ka njoftuar se më 12 tetor 2025 nis zyrtarisht zbatimi i Sistemit të Ri të Hyrje-Daljeve (Entry/Exit System – EES) në kufijtë e jashtëm të zonës Shengen. Zbatimi do të bëhet në mënyrë graduale gjatë një periudhe gjashtëmujore në të gjitha 29 vendet evropiane pjesëmarrëse.

Ky sistem modern do të regjistrojë në mënyrë digjitale të gjitha hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve joanëtare të BE-së, të cilët udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra. EES do të mbledhë të dhëna biometrike (gjurmë gishti dhe imazhe të fytyrës), si dhe informacione të tjera të udhëtimit.

Çfarë do të ndryshojë për udhëtarët shqiptarë?

Shqiptarët që udhëtojnë drejt vendeve të BE-së për qëndrime të shkurtra (pa vizë), si për turizëm, punë sezonale apo vizita familjare, do të regjistrohen në këtë sistem në momentin e kalimit të kufirit.

Në vend të stampës në pasaportë, hyrja dhe dalja do të regjistrohet automatikisht në sistem bashkë me të dhënat biometrike. Kjo do të shkurtojë radhët në pika kufitare përmes kalimit të automatizuar dhe do të ofrojë më shumë siguri për të gjitha palët.

Megjithatë, shqiptarët që shkelin rregullat e qëndrimit (p.sh. qëndrim mbi 90 ditë brenda çdo 180-ditëshi), mund të identifikohen më lehtë dhe të përballen me masa ndaluese ose ndalim hyrjeje në të ardhmen.

Pse po aplikohet EES?

Qëllimi i këtij sistemi është:

  • të parandalojë imigracionin e parregullt,

  • të identifikojë më lehtë qëndruesit e paligjshëm (“overstayers”),

  • të ndihmojë në luftën kundër mashtrimit të identitetit,

  • të përmirësojë sigurinë e brendshme përmes të dhënave në kohë reale.

Çfarë duhet të presin udhëtarët?

Në muajt në vijim, BE do të ndërmarrë fushata informimi në pikat kufitare, aeroporte dhe përmes ambasadave për të përgatitur qytetarët për ndryshimet që sjell EES. Autoritetet shqiptare, linjat ajrore dhe agjencitë e udhëtimit pritet gjithashtu të përfshihen në shpërndarjen e informacionit për qytetarët.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.