Aron Demaj, një djalë 10-vjeçar me origjinë shqiptare nga Shipshani i Tropojës, është lindur dhe rritur në Mississauga, Kanada. Ai praktikon sporte të ndryshme që në moshë të hershme, përfshirë Taekwon-Do dhe Karate, me të cilat ka nisur që kur ishte katër vjeç.
Gjatë këtyre viteve, Aroni ka marrë pjesë në shumë gara sportive në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, duke fituar dhjetëra çmime dhe trofe. Vetëm gjatë vitit 2025, ai ka fituar mbi 20 kupa si vend i parë në kompeticione të ndryshme.
Më 19 korrik 2025, Aron Demaj u përzgjodh anëtar i ekipit kombëtar të Kanadasë për Kampionatin Botëror të Taekwon-Do, që u zhvillua në Glasgow, Skoci. Në këtë turne, ai siguroi dy vende të para dhe një të dytë, duke përfaqësuar me sukses vendin ku është lindur dhe rritur.
Fotot e publikuara janë marrë gjatë garave të fundit dhe janë bërë të mundura falë bashkëpunimit të të atit të Aronit, Bujar Demaj./ Pasqyra Shqiptare/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.