Një ngjarje historike ishte ajo e ditës së sotme në kuadër të Australian Cup, ku u përballën dy nga klubet më të fuqishme të futbollit australian, “Western United” dhe “Sydney FC”. Në këtë ndeshje, debutoi si lojtari më i ri në historinë e klubit “Western United”, shqiptari 16-vjeçar Besian Kutleshi.
Me lojën e tij në pozicionin e qendër-mbrojtësit në anën e djathtë, Kutleshi tregoi një paraqitje mbresëlënëse, duke mbrojtur me vendosmëri zonën e tij dhe pa lejuar në asnjë moment kundërshtarin të depërtojë. Ai shfaqi atletizëm të jashtëzakonshëm, qetësi dhe pjekuri mbi topin, pasime të sakta dhe të mprehta, si dhe guxim për të avancuar përpara në sulm, ku shpesh u kthye në një enigmë të pazgjidhur për skuadrën kundërshtare.
Karrierën e tij futbollistike, Besiani e nisi te klubi shqiptar “KF Shqiponja” në Melbourne. Talenti i tij u dallua herët, duke tërhequr vëmendjen e “Melbourne City”, e cila e aktivizoi në akademinë e saj në vitin 2022, kur ishte vetëm 14 vjeç. Ai u aktivizua në ligën VPL dhe spikati menjëherë me cilësitë e tij.
Në gusht të vitit të kaluar, Kutleshi u bë lojtari më i ri që nënshkroi kontratë profesionale me “Western United”, në moshën 15-vjeçare. Ai është gjithashtu pjesë e Kombëtares Australiane U-17 (Joeys), me të cilën ka marrë pjesë në kualifikimet për AFC Asian Cup në Arabinë Saudite. Po ashtu, vitin e kaluar ndihmoi ekipin kombëtar U/16 për të fituar ASEAN Cup, duke luajtur në të gjitha ndeshjet e turneut.
Menaxheri i përgjithshëm i futbollit në klub e vlerësoi Kutleshin si një nga talentet më premtuese në Australi, i lidhur ngushtësisht me klubet që investojnë seriozisht në zhvillimin e të rinjve.
Besian Kutleshi është pa dyshim një emër në ngritje në futbollin australian dhe ndërkombëtar, dhe një krenari për komunitetin shqiptar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.