Itali/ Aeroportet kryesore do të lejojnë lëngjet mbi 100 ml në bagazhet e dorës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pas një pezullimi të papritur gati një vit më parë, disa nga aeroportet kryesore italiane pritet të rikthejnë funksionimin e plotë të skanerëve të teknologjisë së fundit, duke lejuar kalimin e lëngjeve në bagazhet e dorës pa kufizimet e mëparshme dhe pa nevojën për t’i nxjerrë ato gjatë kontrollit.

Sipas Corriere della Sera, pritet që nga fundi i korrikut ose fillimi i gushtit, pas miratimit përfundimtar të algoritmit të përditësuar nga Konferenca Evropiane e Aviacionit Civil (ECAC), pasagjerët të mund të mbajnë sërish në çantat e dorës shishe me parfume, ujë, verë apo vaj, edhe në sasi më të mëdha se 100 ml.

Risia teknologjike në shërbim të sigurisë

Skanerët Hi-Scan 6040 CTiX, të prodhuar nga kompania Smiths Detection, janë instaluar në aeroportet e Milanos (Malpensa dhe Linate), Romës (Fiumicino), Bergamos, Catanias, Bolognës dhe Torinos. Falë një softueri të ri që identifikon menjëherë substanca të dyshimta dhe ofron imazhe të detajuara 3D, pajisjet e reja shmangin nevojën për nxjerrjen e pajisjeve elektronike dhe ulin ndjeshëm kohën e kontrollit.

Një hap pas nga BE-ja dhe reagimi i industrisë

Në maj të vitit 2023, Komisioni Evropian vendosi kufizime të reja për modelin Hi-Scan 6040 CTiX pas raportimeve nga agjencitë amerikane të sigurisë, duke pretenduar mungesë sigurie të mjaftueshme. Kjo solli rikthimin e kufirit prej 100 ml për të gjithë lëngjet dhe kremrat në shumë aeroporte evropiane.

Kjo masë shkaktoi jo vetëm konfuzion dhe vonesa në pikat e kontrollit, por edhe zemërim nga organizatat përfaqësuese të menaxhimit aeroportual, si ACI Europe dhe Assaeroporti, duke qenë se investimi për pajisjet e reja është shumëfish më i lartë se për pajisjet e vjetra, si në blerje ashtu edhe në mirëmbajtje.

Çfarë pritet të ndodhë tani?

Miratimi i algoritmit të përmirësuar nga ECAC — që pritet të ndodhë më 25 korrik — do t’i japë dritën jeshile rikthimit të funksioneve të plota të skanerëve të rinj në aeroportet italiane që i posedojnë, duke mundësuar për herë të parë pas shumë vitesh një udhëtim pa kufizime për lëngjet, me përjashtim të aeroporteve që nuk kanë ende këtë teknologji.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.