Costa:Trajtimi i shqiptarëve të Luginës luan rol në anëtarësimin e Serbisë në BE

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, tha se Bashkimi Evropian ndjek me vëmendje trajtimin që autoritetet serbe u bëjnë shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe pret nga Serbia zbatim të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e pakicave.

Në një përgjigje ndaj deputetit shqiptar në Parlamentin Serb, Shaip Kamberi, Costa theksoi rëndësinë që çështja e pakicave kombëtare ka për procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE. “BE-ja po ndjek trajtimin e komuniteteve si ai shqiptar në Serbi, dhe pret që Serbia të rishikojë legjislacionin e saj për të qenë në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e pakicave”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Costas, e publikuar nga vetë deputeti Kamberi.

Për sa i përket shqetësimeve të ndërlidhura me “passivizimin e adresave” – praktika administrative kundër shqiptarëve, ku mijëra banorë janë fshirë nga regjistri civil dhe janë lënë pa dokumentacion –, Costa njoftoi se BE-ja do të vazhdojë të nxjerrë sqarime për publikun dhe të kërkojë transparencë nga autoritetet serbe mbi mënyrën e kryerjes së kontrolleve të vendbanimeve.

Kamberi mbështeti këtë qëndrim, duke paralajmëruar se Serbia po injoron rekomandimet e Bashkimit Evropian, e duke dështuar në zbatimin e Planit të Veprimit për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, siç është theksuar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Serbinë

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.