Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër u mbajt seminari me temën “Learning Together: 24 Steps to Meta Analysis Course”, një ngjarje që bashkoi mjekë shqiptarë që jetojnë dhe ushtrojnë profesionin në Mbretërinë e Bashkuar. Seminari u organizua nga UKAMS (United Kingdom Albanian Medical Society), me mbështetjen e Ambasadës së Kosovës dhe Ambasadës së Shqipërisë në Londër.
Përveç pjesëmarrësve fizikisht në sallë, seminari u ndoq online edhe nga një numër i konsiderueshëm profesionistësh të shëndetësisë nga komuniteti shqiptar në Britani. Përgjatë ditës, pjesëmarrësit u trajnuan mbi metodologjinë e meta-analizës dhe ndanë eksperienca rreth sfidave që hasin në praktikën e përditshme, por edhe mundësive që ofron rrjetëzimi profesional në diasporë.
Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Londër, z. Kapiti dhe z. Ferizi, përshëndetën ngjarjen dhe vlerësuan rolin e UKAMS në promovimin e dijeve shkencore dhe shkëmbimeve profesionale mes mjekëve shqiptarë. Ata theksuan se iniciativa të tilla jo vetëm nxisin zhvillimin profesional, por edhe përforcojnë urat e bashkëpunimit mes diasporës dhe institucioneve shqiptare.
Organizatorja e seminarit, Dr. Leonora Fisniku, falënderoi të dy ambasadat për mbështetjen e vazhdueshme, duke nënvizuar se ky bashkëpunim institucional po sjell fryte konkrete në forcimin e komunitetit profesional shqiptar në Britani.
Ky seminar përbën një shembull të suksesshëm të ndërthurjes së dijes, përkushtimit dhe bashkëpunimit, që fuqizon rolin e diasporës në zhvillimin profesional dhe promovimin e vlerave kombëtare në mjedisin ndërkombëtar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.