Klubi italian Nuova Igea Virtus ka njoftuar zyrtarisht arritjen e një marrëveshjeje me Benevento Calcio për huazimin e futbollistit premtues Gerard Mirashi. Mbrojtësi 17-vjeçar me origjinë shqiptare, i lindur dhe i formuar në Firence, vjen pas një sezoni shumë të mirë në kampionatin Primavera 2, ku realizoi 15 paraqitje si titullar me Beneventon.
I njohur për aftësinë e tij në duelet ajrore dhe për kombinimin e forcës fizike me teknikën dhe shpejtësinë, Mirashi pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën siciliane.
Në deklaratën e tij të parë si lojtar i Igea Virtus, ai tha:
“Zgjodha propozimin e Igea Virtus sepse ishte më bindës se të tjerët, për projektin sportiv dhe për mënyrën këmbëngulëse me të cilën u treguan të interesuar për mua. Mezi pres të punoj e të rritemi së bashku me ekipin dhe stafin, për një sezon që ka rëndësi të madhe për të gjithë – klubin, tifozët dhe mua personalisht.”
Ky lëvizje vjen në një moment kyç për Nuova Igea Virtus, që synon rritjen dhe konsolidimin në skenën e futbollit italian, ndërsa për Mirashin, ajo mund të jetë trampolina drejt niveleve më të larta të karrierës.




