Tenori nga Kosova, Granit Musliu, përfaqëson Kosovën në “Operalia 2025”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Tenori i njohur nga Kosova, Granit Musliu, është përzgjedhur të marrë pjesë në garën prestigjioze operistike “Operalia” 2025, një ndër ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare në botën e operës, e themeluar nga legjenda e muzikës, Plácido Domingo.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Musliu në një intervistë për Radio Kosova 2, ku ndau emocionet e tij për këtë arritje të madhe në karrierën artistike. “Gjithmonë kam ëndërruar të jem pjesë e kësaj gare, sepse të këndosh nën përcjelljen e Plácido Domingo është një nder i madh. Është një ëndërr që po bëhet realitet – dhe një privilegj i jashtëzakonshëm që të kem mundësinë të përfaqësoj Kosovën”, u shpreh ai.

Musliu është përzgjedhur mes mbi 500 tenorëve nga e gjithë bota, duke shënuar një sukses të madh personal dhe një tjetër moment krenarie për Kosovën në skenën ndërkombëtare operistike. Gara e sivjetme e “Operalia”-s do të zhvillohet në Bukuresht, në tetor të vitit 2025.

Aktualisht, Graniti është solist rezident në Operën Shtetërore të Mynihut në Gjermani, ku po korr suksese të njëpasnjëshme. Ai tha se këtë sezon kishte debutuar në rolin e Kassios në operën “Otello” të Verdit, një përvojë që u prit me ovacione nga publiku. Për sezonin e ardhshëm, ai ka të konfirmuar dy debutime të tjera të mëdha: në Teatrin e Operës në Lozanë dhe në Operën Shtetërore të Kopenhagës, si dhe paraqitje të tjera në Hamburg.

Musliu u shpreh gjithashtu i emocionuar për rikthimin e tij në Kosovë këtë vit, ku do të mbajë një koncert special në një nga festivalet më të njohura të vendit.

I lindur në Mitrovicë, Granit Musliu është një nga emrat më premtues të operës shqiptare. Në fund të intervistës, ai u bëri thirrje të rinjve të ndjekin pasionin e tyre pa hezitim: “Puna nuk duhet të ndalet kurrë, dhe motivimi vjen vetvetiu. Kur e do diçka me gjithë zemër, rruga do të të hapet, por duhet përkushtim e shumë punë.”

Kujtojmë se Kosova ka pasur përfaqësues të suksesshëm më parë në këtë garë – në vitin 2016, tenori Ramë Lahaj fitoi vendin e tretë, një moment historik për muzikën klasike shqiptare.

“Operalia”, themeluar në vitin 1997 nga Plácido Domingo, ka për qëllim të zbulojë dhe promovojë zërat më të mirë të rinj në botë dhe është një trampolinë për karrierat ndërkombëtare të talenteve të reja në operë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.