Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka nisur vendosjen e tabelave të reja përgjatë Vijës Kufitare Administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në një njoftim për mediat, KFOR-i bëri të ditur se kjo masë ndërmerret për shkak të natyrës malore dhe pyjore të terrenit dhe ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe shmangien e kalimeve aksidentale.
“Ushtarët e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja aktualisht po veprojnë përgjatë Vijës Kufitare Administrative, brenda zonës së përgjegjësisë së KFOR-it, për të instaluar tabela të reja. Për shkak të natyrës malore dhe pyjore të terrenit, këto tabela po vendosen për të shënuar qartë zonën e operacioneve të KFOR-it dhe do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale”, thuhet në njoftim.
KFOR-i njofton se vendosja e tabelave do të vazhdojë për disa javë.
Misioni i NATO-s ka përsëritur angazhimin e tij për të vepruar në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 dhe për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.
Aktivitetet e tij përfshijnë patrullime të rregullta në veri të Kosovës dhe përgjatë kufirit me Serbinë, si pjesë e përpjekjeve për të ruajtur stabilitetin në rajon.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.