Kosovë/Udhëtimi me dokumente të skaduara mund të sjellë probleme gjatë tranzitit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë ka njoftuar të gjithë bashkatdhetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës përmes transportit rrugor se duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me dokumentet e udhëtimit, sidomos kur këto janë të skaduara.

Sipas njoftimit zyrtar, disa shtete gjatë kalimit tranzit nuk pranojnë asnjë dokument të udhëtimit me afat të skaduar, pavarësisht nga praktikat e shtetit nga niset udhëtimi. MPJD nënvizon se udhëtimi me dokumente të pavlefshme nuk lejohet nëpër territoret e këtyre shteteve dhe kjo mund të çojë në kthimin apo ndalimin e qytetarëve gjatë kalimit të kufirit.

Duke iu referuar rasteve të fundit të paraqitura, veçanërisht gjatë kalimit në territorin e Italisë, ministria thekson nevojën që qytetarët të verifikojnë paraprakisht kërkesat për dokumentacion në çdo vend që do të kalojnë gjatë udhëtimit.

“Lusim qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes dhe të informohen për kushtet e kalimit nëpër secilin shtet përmes të cilit udhëtojnë. Në raste pasigurie, ju ftojmë të kontaktoni misionet tona diplomatike dhe konsullore për udhëzime shtesë,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Ky apel vjen në prag të shtimit të fluksit të udhëtimeve të emigrantëve shqiptarë që vijnë në vendlindje gjatë verës, kur shpesh hasen raste të përdorimit të dokumenteve të skaduara për arsye praktike apo mungesë kohe për rinovim.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.