Shqipëria shënoi një moment historik në arenën ndërkombëtare duke organizuar për herë të parë një aktivitet zyrtar në ambientet e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) në Gjenevë. “Side Event”-i u zhvillua në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të WIPO-s dhe mblodhi mbi 600 delegatë nga mbarë bota.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, e cilësoi këtë pjesëmarrje si një hap të rëndësishëm drejt afirmimit të identitetit kombëtar dhe integrimit të Shqipërisë në standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së pronësisë intelektuale. “Një moment historik ku u promovua me krenari trashëgimia jonë kulturore dhe produktet me tregues gjeografik,” shkroi ai në rrjetet sociale.
Gjatë aktivitetit u prezantuan kostume tradicionale nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, punime të filigranit dhe produkte të mbrojtura me tregues gjeografik, duke ofruar një pasqyrë të pasur të trashëgimisë autentike shqiptare. Programi artistik përfshinte valle popullore dhe muzikë tradicionale nga trevat shqiptare, si dhe një prezantim të posaçëm mbi rëndësinë e treguesve gjeografikë dhe shprehjeve kulturore tradicionale.
WIPO, si një agjenci e Kombeve të Bashkuara me 193 shtete anëtare, ka në qendër të misionit të saj promovimin e një ekosistemi të balancuar të pronësisë intelektuale që nxit inovacionin, kreativitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum rikonfirmon përkushtimin për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore kombëtare në skenën globale.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.