Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kakovatos, Zacharo të Greqisë, ku një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi tentoi të rrëmbejë një vajzë 4-vjeçare nga krahët e nënës së saj. Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi pranë plazhit, teksa nëna, motra dhe gjyshja e vajzës ishin në shëtitje me fëmijët.
Autori sulmoi befasisht nënën, duke u përpjekur ta shkëpusë vajzën nga duart e saj. Nëna reagoi menjëherë dhe, së bashku me familjarët dhe kalimtarët e pranishëm, arritën ta ndalonin agresorin. Një profesionist vendas ndërhyri gjithashtu për të ndihmuar.
48-vjeçari u arratis dhe u fsheh në një pyll, por u gjet nga policia. Gjatë arrestimit ai bëri rezistencë të fortë fizike ndaj oficerëve, por u neutralizua dhe u dërgua në Prokurorinë e Gjykatës së Rrethit Ilia.
Ndaj tij është ngritur padi për tentativë rrëmbimi të një të mituri, ushtrim dhune ndaj zyrtarëve dhe qëndrim të paligjshëm në Greqi. Autoritetet po hetojnë për rrethana të tjera që mund të lidhen me rastin.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.