Zyrtari i lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, ka njoftuar përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter) se do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën pas diskutimeve të frytshme në Dayton dhe Uashington.
“Jam nisur drejt Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës pas bisedimeve produktive në Dayton dhe Washington. Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një moment kyç për Ballkanin Perëndimor. Pres me padurim të forcoj lidhjet mes SHBA-së dhe vendeve të rajonit”, shkruan Hanrahan.
Më herët të mërkurën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me Hanrahanin në Uashington. Pas vizitës ajo tha se ritheksuan përkushtimin e tyre për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”, ka thënë Vjosa Osmani.
Vizita e tij zhvillohet në një kohë kur rajoni përballet me sfida të ndërlikuara politike dhe tensione të vazhdueshme, por edhe me përpjekje të reja për stabilitet, dialog dhe bashkëpunim rajonal. SHBA vazhdon të luajë një rol aktiv në përkrahje të paqes, reformave dhe integrimit euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.