Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, është prezantuar zyrtarisht te skuadra e “Torino”-s në Serinë A të Italisë. Gjatë prezantimit, Ismajli mbajti flamurin shqiptar dhe simbolin e shqiponjës, duke shprehur krenarinë për origjinën e tij.
28-vjeçari shkoi te Torino si lojtar i lirë, pas aventurës së fundit me skuadrën e “Empoli”-t. Para kësaj, Ismajli ka mbrojtur ngjyrat e “Spezia”-s, gjithashtu në kampionatin italian.
Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin torinez, me mundësinë e një viti shtesë bashkëpunim. Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, duke i dhënë mundësi të luftojë në një prej ligave më të forta të futbollit europian.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.