Ryanair rrit përmasat e bagazhit të dorës pa pagesë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kompania ajrore me kosto të ulët Ryanair ka njoftuar një ndryshim pozitiv për udhëtarët e saj: nga tani, bagazhi i dorës i përfshirë në çmimin e biletës do të ketë përmasa më të mëdha.

Sipas mediave italiane, dimensionet standarde prej 40 x 25 x 20 cm do të rriten në 40 x 30 x 20 cm, duke shtuar 5 centimetra në gjerësi. Kjo rritje i lejon pasagjerët të marrin me vete më shumë gjëra pa pagesë shtesë.

Nga ana tjetër, kapaciteti i lejuar i bagazhit do të rritet nga 20 litra në 24 litra, ndërsa pesha maksimale mbetet 10 kilogramë, në mënyrë që çanta të mund të vendoset poshtë sediljes përpara, siç ndodh aktualisht.

Ky ndryshim vjen si përgjigje ndaj kërkesave të udhëtarëve dhe është pjesë e përmirësimeve të shërbimit që kompania synon të ofrojë gjatë sezonit të verës.

Pritet që përmasat e reja të hyjnë në fuqi së shpejti, duke përmirësuar ndjeshëm përvojën e udhëtimit, sidomos për ata që udhëtojnë vetëm me bagazh dore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.