Anna Maria Gjomarkaj nga Long Island, kohët e fundit (6 maj 2025) mori një çmim të lartë prej 1 milion dollarësh në shorteun e Mega Millions të Lotarisë së Nju Jorkut. Kështu të paktën shkruhet në blogun e fituesve të Lotarisë së Nju Jorkut.
Anna Maria Gjomarkaj, nga Hempstead, thuhet se mori neto (të pastra në dorë) një pagesë prej 651,000 dollarësh pas mbajtjeve të 35% nga shuma të taksave nga 1 milion .
Sipas New York Lotery, bileta fituese u ble në shitoren Smokes 4 Less, në 59 North Plank Road në East Newburgh, e cila është rreth 70 milje në veri të qytetit të Nju Jorkut.
Ishte diçka interesante ngase Gjomarkaj gjeti pesë numrat që ishin në përputhje me pesë numrat e parë në shorteun e Mega Millions të 1 tetorit 2024.
Pesë numrat fitues për Gjomarkaj ishin: 25, 35, 47, 50, 66 dhe mungojë Mega Ball 25 që ajo të fitonte mbi 50 milion dollarë
Zyrtarët thonë se Lotaria e Nju Jorkut vazhdon të jetë lotaria më e madhe dhe më fitimprurëse e Amerikës së Veriut, duke kontribuar 3.8 miliardë dollarë në vitin fiskal 2023-2024 në dobi të shkollave publike në shtetin e Nju Jorkut.
Mega Millions e Nju Jorkut, po ashtu thuhet se gjeneroi 441,182,494 dollarë në shitje totale gjatë vitit fiskal 2023-2024. Distriktet shkollore në Qarkun Nassau morën(përfituan) 220,199,716 dollarë në fondet e Ndihmës për Arsimin e Lotarisë gjatë së njëjtës periudhë.
Megjithatë, zyrtarët e New York Lottary vazhdimisht bëjné thirrje për banorët e Nju Jorkut që përballen me varësinë nga kumari, (lojrat e fatit) ose që njohin dikë që është adictis ndaj kumarit (lojrave të fatit) mund të gjejnë ndihmë në faqen e internetit NYProblemGamblingHelp.org, duke telefonuar linjën konfidenciale HOPEline pa pagesë të Nju Jorkut në numrin 1-877-8-HOPENY (1-877-846-7369), ose duke dërguar një mesazh në HOPENY (467369).