SHBA/ Heqja e shtetësisë së natyralizuar, si ndikon te komuniteti shqiptar

E premte, 4 Korrik, 2025

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ka filluar t’u heqë shtetësinë qytetarëve të natyralizuar kur ata akuzohen për krime

Ndikimi në komunitetin Shqiptaro-Amerikan

Media amerikane “Axios” raporton se Departamenti i Drejtësisë do t’i heqë nënshtetësinë qytetarëve kur akuzohen për krime lufte, vrasje, e dënime  jashtëgjyqësore, shkelje të të drejtave të njeriut, terrorizëm dhe dënim për krime që përbëjnë një kërcënim të vazhdueshëm për SHBA-në.

Departamenti i Drejtësisë (DOJ) thotë “Axios” kanë intensifikuar përpjekjet për denatyralizimin e qytetarëve të natyralizuar që dyshohet se kanë gënjyer në aplikimet e tyre për nënshtetësi, veçanërisht bëhet fjalë lidhur me dënimet penale të padeklaruara ose anëtarësinë e këtyre personave në organizata të paligjshme, si Partia Naziste ose grupet komuniste në vendet nga kanë ardhur.

Kjo politikë, e përvijuar në një memorandum të 11 qershorit 2025, nga Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Brett A. Shumate, zgjeron kriteret për denatyralizim për të përfshirë jo vetëm mashtrimin gjatë procesit të natyralizimit, por edhe disa krime të kryera pas natyralizimit, si terrorizmi, trafiku njerëzor, ose mashtrimi financiar.

Kjo do të prek potencialisht rreth 25 milionë qytetarë të natyralizuar në SHBA (sipas të dhënave të 2023).

Mashtrimi në Aplikim:

DOJ synon individët që nuk kanë deklaruar dënime penale të rëndësishme ose përfshirjen e tyre në anëtarësi në grupe të paligjshme gjatë procesit të natyralizimit mashtrimin gjatë procesit të natyralizimit: si anëtarësia në Partinë Naziste ose grupet komuniste, por edhe disa krime të kryera pas natyralizimit, si terrorizmi, trafiku njerëzor, ose mashtrimi financiar.

Anëtarësia në Grupe të Paligjshme:

Historikisht, denatyralizimi është përdorur për individët që fshehën lidhjet me Partinë Naziste (p.sh., gjatë Operacionit Paperclip) ose anëtarsinë e tyre në parti komuniste gjatë epokës së McCarthy-t. Sot, kjo mund të aplikohet për anëtarësi të padeklaruar në grupe të lidhura me terrorizmin ose krime të tjera përfshirë dënimet politike gjatë Luftës së Ftohtë.

Krime pas Natyralizimit:

Memorandumi i DOJ lejon ndjekjen e rasteve për krime të kryera pas marrjes së nënshtetësisë, nëse ato konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare ose bien ndesh me “karakterin moral” të kërkuar për nënshtetësi në SHBA.

Ndikimi në komunitetin Shqiptaro-Amerikan:

Sipas komenteve në rrjetet sociale thuhet se për shqiptaro-amerikanët, kjo politikë mund të ngjallë shqetësime, veçanërisht për ata që kanë emigruar pas rënies së komunizmit në 1991, dhe kanë aplikuar për azil politik duke marr shtetësinë amerikane.

Anëtarësia Komuniste:

Anëtarësia nga Partia Komuniste në Partinë e Punës së Shqipërisë gjatë regjimit komunist ka mundësi të mos konsiderohet automatikisht si anëtarësi në një grup “të paligjshëm” sipas ligjit të SHBA-së, përveç nëse aplikuesi i shtetësisë amerikane lidhet me krime specifike, gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Brent Hamachek i Human Events, së bashku me një grup vatranësh të vjetër, ish-të presekutuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri, kan thënë se i kan kërkuar Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë në SHBA, për përfshirjen në heqjen e dyshtetësisë të gjithë atyre që shërbyen për policinë sekrete Sigurimin e Shtetit në Shqipëri. Specifikisht,  kan thënë ata në impaktin që kan pasur personat që kan përfituar azil politik dhe i kan shërbyer policisë  në dënimin me burg, interrnim e pushkatim, të njerëzve të pafajshëm, vetem pse ata ishin kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Për shumicën e emigrantëve shqiptarë, ky kriter ka pak gjasa të zbatohet, pasi anëtarësia në partin e punës shpesh thuhet të ishte e detyrueshme dhe jo domosdoshmërisht e lidhur me aktivitete kriminale. Pra, pritetet të ketë një “seleksionim” me këtë kategori njerëzish

Shënjestrim i Mundshëm:

Kritikët, si avokatja e imigracionit Sameera Hafiz, paralajmërojnë se gjuha e paqartë e memorandumit mund të çojë në shënjestrim të padrejtë të komuniteteve të imigrantëve, përfshirë shqiptarët, veçanërisht nëse akuzat për lidhje me komunizmin përdoren për qëllime politike.

Lidhja me shqiptarët që kan të dhëna që sugjerojnë se ai ose ajo janë qytetar të natyralizuar, pra kan gënjyer në aplikimin për nënshtetësi, ose janë të përfshirë në aktivitete kriminale, vetëm nëse ai ose ajo janë të e lindur në SHBA, politika e denatyralizimit nuk do të zbatohej për ata.

Kritikat dhe Pasojat – Rreziku i Abuzimit:

Ekspertë ligjorë, si profesori Steve Lubet, argumentojnë se kjo politikë mund të krijojë një sistem me dy nivele të nënshtetësisë, ku qytetarët e natyralizuar janë më të rrezikuar nga denatyralizimi për shkelje të vogla ose akuza të motivuara politikisht.

Ndikimi në Komunitetet e Imigrantëve:

Politika mund të krijojë frikë mes komuniteteve si ai shqiptaro-amerikan, veçanërisht për ata me lidhje historike me Shqipërinë komuniste, edhe nëse ato lidhje ishin të parëndësishme apo të rëndësishme.

Politika e DOJ për denatyralizimin synon qytetarët e natyralizuar që kanë fshehur dënime penale ose anëtarësi në grupe të paligjshme gjatë procesit të natyralizimit, ose që janë përfshirë në krime të rënda pas tij. Për shqiptaro-amerikanët, politika mund të ngjallë shqetësime për shënjestrim të drejt apo të padrejtë, por rreziku aktual varet nga rrethanat individuale dhe dëshmitë e qarta të mashtrimit ose aktiviteteve kriminale.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.