Ambasada e SHBA thirrje: Viza turistike s’lejon lindjen e fëmijës për shtetësi

E premte, 4 Korrik, 2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të qartë për të gjithë ata që synojnë të udhëtojnë drejt SHBA-ve me viza turistike me qëllim lindjen e fëmijëve atje për të përfituar shtetësinë amerikane.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se “përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës”.

Sipas sqarimeve nga ambasada, oficerët konsullorë kanë të drejtë të refuzojnë një aplikim për vizë nëse konstatojnë se qëllimi kryesor i udhëtimit është lindja e fëmijës në SHBA me qëllim sigurimin e shtetësisë.

“Oficerët konsullorë të SHBA do refuzojnë aplikimet për vizë turistike nëse besojnë se qëllimi kryesor i udhëtimit është të lindni fëmijën në SHBA për të fituar shtetësinë amerikane. Kjo është e ndaluar”, thuhet në njoftim.

Ky reagim vjen në një kohë kur raste të tilla janë vënë re në rritje dhe autoritetet amerikane kanë ashpërsuar kontrollet dhe verifikimet për qëllimin e udhëtimit të aplikantëve. Ambasada këshillon të gjithë qytetarët shqiptarë që të jenë të sinqertë në deklarimet e tyre gjatë aplikimit për vizë dhe të respektojnë kriteret dhe qëllimet përkatëse për secilin lloj vizash.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.