Vepra “The Balkan languages” përurohet në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

E enjte, 3 Korrik, 2025

Në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u zhvillua një takim i veçantë mes kryetarit të ASHSH-së, akad. Skënder Gjinushi, dhe prof. emeritus Brian D. Joseph, bashkautor i veprës së njohur “The Balkan languages”, një nga botimet më të rëndësishme të studimeve gjuhësore për rajonin ballkanik.

Takimi u organizua në prag të prezantimit të librit gjatë veprimtarisë shkencore “Gjuhët e Ballkanit në një dimension të ri”, e mbajtur po në ambientet e Akademisë. Vepra është bashkautorësi mes prof. Joseph dhe prof. emeritus Victor A. Friedman, të dy albanologë të njohur ndërkombëtarisht dhe anëtarë nderi të ASHSH-së, me një kontribut shkencor mbi 25-vjeçar në fushën e gjuhësisë ballkanike dhe albanologjisë.

Akad. Gjinushi e falënderoi prof. Joseph-in për punën e tij të palodhur në kërkimin shkencor dhe përkushtimin ndaj studimeve indoeuropeiste dhe gjuhës shqipe, duke theksuar se përzgjedhja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për përurimin e parë të kësaj vepre madhore është një nder i veçantë për institucionin dhe për komunitetin shkencor shqiptar.

Në takim morën pjesë edhe sekretarja shkencore e ASHSH-së, akad. Anila Hoda; kryetari i Institutit të Gjuhës dhe të Letërsisë, akad. Valter Memishaj; prof. asoc. Aristotel Spiro dhe shefja e marrëdhënieve me jashtë në ASHSH, prof. asoc. Elda Zotaj.

“The Balkan languages” përfaqëson një vepër referenciale për studiuesit e gjuhëve të Ballkanit dhe një kontribut të çmuar në pasurimin e literaturës shkencore ndërkombëtare për historinë, strukturën dhe ndërveprimet e gjuhëve në rajon, përfshirë gjuhën shqipe.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.