Zbulohet varreza në bazilikën mesjetare gjatë gërmimeve në Çukën e Ajtoit

E enjte, 3 Korrik, 2025

Gërmimet e kryera gjatë muajit qershor në sitin arkeologjik të Çukës së Ajtoit kanë nxjerrë në dritë disa varre të dokumentuara në dyshemenë e bazilikës mesjetare. Ky projekt i përbashkët shqiptaro-italian po zhvillohet në qytetin antik të Çukës së Ajtoit dhe në rrënojat e bazilikës mesjetare në fshatin Çiflig, në bashkinë e Konispolit.

Gërmimet janë përqendruar në kompleksin e njohur si “Pallati”, ku po dalin të dhëna të rëndësishme mbi jetëgjatësinë e vendbanimit dhe funksionin e godinave që e përbëjnë atë.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Vlorë, në bashkëpunim me drejtuesit e projektit, dr. Julian Bogdani nga Universiteti i Sapienza-s në Itali dhe dr. Nevila Molla nga Instituti Arkeologjik në Tiranë, po punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve të duhura me qëllim konservimin dhe ruajtjen e monumenteve dhe strukturave arkitektonike të zbuluara gjatë gërmimeve.

Ky projekt arkeologjik premton të sjellë informacion të rëndësishëm për historinë dhe trashëgiminë kulturore të zonës, duke vënë në pah vlerat e rëndësishme të qytetit antik të Çukës së Ajtoit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.