Festa e kulturës shqiptare në Tollo, simbol bashkëjetese dhe integrimi në Itali

E enjte, 3 Korrik, 2025

Më 28 qershor, Komuna e Tollo-s në Itali mirëpriti edicionin e dytë të “Festa dell’inclusione – Festa della cultura albanese”, një aktivitet simbol i bashkëjetesës kulturore, dialogut dhe integrimit të komunitetit shqiptar me atë vendas. Kjo festë, që tashmë po kthehet në traditë, u organizua nga Pro Loco e Tollo-s në bashkëpunim me anëtarët e komunitetit shqiptar dhe përfshiu ushqim tradicional, muzikë shqiptare, pjesëmarrje të gjerë nga të rinjtë dhe banorët e zonës.

Adriatik Ziu, këshilltar komunal, aktivist i komunitetit shqiptar dhe anëtar i Pro Loco, theksoi: “Ky event lindi vitin e kaluar pikërisht për të promovuar integrimin e komunitetit shqiptar që jeton prej shumë vitesh tashmë në Tollo dhe komunitetin vendas. Komuniteti shqiptar që jeton në Tollo tashmë është i mirë-integruar në sferën sociale, ekonomike në komunën e Tollo-s. Tashmë komuniteti shqiptar përbën 10% të popullsisë vendase. Jemi rreth 400 shqiptarë këtu, ku shumë prej nesh kanë nënshtetësi të dyfishtë italo-shqiptare. Dua të falenderoj Pro Locon, gjithashtu të rinjtë shqiptarë të komunitetit të cilët na ndihmuan për të realizuar këtë aktivitet këtë vit.”

Në këtë frymë vlerësimi dhe bashkëpunimi, edhe presidenti i Pro Loco, Daniele Di Pillo, shprehu mirënjohjen për kontributin e shqiptarëve në jetën sociale të Tollo-s: “Dëshiroj të falenderoj komunitetin shqiptar, këtu të përfaqësuar nga Adriatiku, por janë të shumtë të rinjtë që japin ndihmë në Pro Loco. Jemi rreth 100 anëtarë të Pro Loco këtë vit, pothuajse të gjithë impenjohemi në mënyrë aktive për të gjitha aktivitetet që organizojmë në zonën e Tollo-s.

Pro Loco merret me promovimin e vendit (territorit), kështu që ku ka rast më të mirë se sa të krijosh një aktivitet së bashku me komunitetin shqiptar pikërisht për promovimin e kulturës shqiptare, duke parë që në të përditshme ne punojmë, jetojmë, shoqërohemi së bashku me miq shqiptarë.” Programi përfshiu një menu tipike shqiptare, me gatime që vitin e kaluar u pëlqyen dhe u vlerësuan shumë: byrek, tasqebap – versioni shqiptar i gulashit – dhe romstek me mish viçi të mbushur, shoqëruar me salcë. Mbrëmja u shoqërua me muzikë shqiptare nga një DJ dhe u mbyll me ëmbëlsirën tradicionale: tullumbat. Ngjarja ishte një dëshmi e gjallë se integrimi kulturor nuk është vetëm mundësi për bashkëjetesë, por një pasuri për të gjithë komunitetin.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.