Shkolla verore shqipe për nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe të Kroacisë

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Këshilli i Mësuesve Shqiptarë në Kroaci, në bashkëpunim me Këshillin e Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, organizoi shkollën verore shqipe për nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe të Zagrebit, Osijekut dhe Gjakovës, e cila këtë vit u mbajt prej 24-30 qershor 2025, në qytetin e Sellcës, në Kroaci.

Gjatë shtatë ditëve të shkollës verore, nxënësit mësuan dhe zgjeruan njohuritë e tyre, por edhe u argëtuan në punëtoritë gjuhësore, letrare, muzikore, të vizatimit, sportive dhe të dramës, sipas një plan-programi të miratuar nga Ministria e Shkencës, Arsimit dhe të Rinjve të Republikës së Kroacisë. Nxënësit treguan interes për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha kushtet dhe rrethanat e komunikimit.

Ky është viti i katërt që e mbajmë shkollën verore shqipe, në të cilat kanë marrë pjesë 148 nxënësit të mësimit shqip .

Në punëtoritë u trajtuan temat rreth trashëgimisë kulturore shqiptare, gjuhës shqipe, heronjve kombëtarë, përralla e tregime shqiptare, natyrës e etj.

Nxënësit kënduan dhe vallëzuan valle popullore, recituan, aktruan, shkruan, vizatuan, pikturuan dhe luajtën lojëra popullore shqiptare dhe lojëra të tjera sportive. Drejtuesja e shkollës verore, mësuesja Melita Oreshkoviq dhe mësuesi Mendu Imeri udhëhoqën punëtoritë, ndërsa nxënësit u shoqëruan edhe nga asistente.

Mësuesit e mësimit shqip japin një kontribut të çmuar për fëmijët shqiptarë, që të zhvillojnë dhe ruajnë identitetin e tyre kombëtar përmes punëtorive të gjuhës, letërsisë, muzikës, artit dhe dramës edhe gjatë pushimeve verore. Nxënësit shkruan edhe kartolinat me dedikimin “Përshëndetje nga Sellce” prindërve, shokëve dhe familjarëve të tyre.
Shkolla verore shqipe e Kroacisë u financua nga Ministria e Shkencës, Arsimit dhe të Rinjve të Republikës së Kroacisë, Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe prindërit.

Nga- Melita Oreshkoviq
Fotografitë: Arkivi i Këshillit të Mësuesve Shqiptarë të Kroacisë

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.