Mësuesja Miradije Berisha nderohet nga Vjena për kontributin e saj në arsim

E premte, 27 Qershor, 2025

Miradije Berishaj, mësuese shqiptare me origjinë nga Kosova, është nderuar për herë të dytë nga Drejtoria Arsimore e Vjenës me një Vlerësim të Jashtëzakonshëm, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të palodhur në arsim dhe për ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes shkollës dhe familjeve me sfond migracioni.

Ky vlerësim vjen si njohje për angazhimin e saj profesional dhe suksesin e projekteve që nxisin përfshirjen aktive të prindërve emigrantë në jetën shkollore, duke forcuar lidhjet ndërmjet arsimit dhe komunitetit. Aktivitetet e saj kanë krijuar një mjedis të shëndetshëm dhe gjithëpërfshirës për fëmijët, veçanërisht për ata me origjinë shqiptare.

“Ky vlerësim, aq sa më ka bërë krenare, po aq më ka obliguar me përgjegjësi të reja,” thotë mësuese Berisha për gazetën Diaspora Shqiptare. “Mendoj se përpjekjet e mia kanë sjellë një ndryshim të vërtetë dhe janë vlerësuar nga institucionet përkatëse. Ky është një burim mirënjohjeje dhe motivimi. Më jep forcë për të vazhduar me përkushtim edhe më të madh.”

Krahas angazhimit në sistemin arsimor publik austriak, znj. Berishaj jep mësim edhe në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në diasporë, duke mbajtur të gjallë identitetin gjuhësor dhe kulturor ndër brezat e rinj. Për të, ky mision është i ngulitur thellë në ndërgjegje:

“Ndjenja që puna ime ka ndihmuar në ndërtimin e urave mes shkollës dhe familjeve shqiptare është jashtëzakonisht motivuese. Ky vlerësim ka edhe përfshirje të thellë emocionale. Sa herë paraqes projekte të tilla, ndjej emocion të fortë, sepse në qendër të tyre janë gjuha dhe kultura shqiptare – elemente që më lidhin ngushtë me identitetin tim dhe komunitetin.”

Znj. Berisha thekson se ky sukses është rezultat i një pune të gjatë e të qëndrueshme, shpeshherë të shoqëruar me sfida:
“Ky rezultat është fryt i shumë përpjekjeve dhe bashkëpunimeve, veçanërisht me prindër të përkushtuar, por duhet theksuar se nuk ka munguar as sfida gjatë rrugës drejt realizimit.”

Kjo nuk është hera e parë që puna e saj vlerësohet nga institucionet arsimore austriake. Në qershor të vitit 2023, znj. Berishaj mori një tjetër Vlerësim të Jashtëzakonshëm nga Drejtoria Arsimore e Vjenës, për “Angazhimin e madh në punën me prindërit si dhe mësimdhënia dhe kujdesi i shkëlqyer për fëmijët shqiptarë“

“Ky vlerësim nuk është vetëm një nder, por edhe një shtysë për të vijuar me përkushtim punën ndaj nxënësve të mi shqiptarë dhe gjithë komunitetit shkollor. Puna ime është ndjekur nga shkollat ku kam vepruar dhe është vlerësuar nga drejtoria e arsimit si pasqyrim real i angazhimit tim. Momente si ky janë ndër më të bukurit që mund të përjetojë një mësuese në karrierën e saj”, thotë ajo.

Miradije Berishaj përfaqëson me dinjitet figurën e mësueses që tejkalon kornizat e profesionit për t’u bërë urë lidhëse midis kulturave, brezave dhe institucioneve. Ajo është dëshmi e fuqisë që ka arsimi kur ndërtohet mbi përkushtim, empati dhe dashuri për rrënjët.

Drejtoria Arsimore për Vjenën ka kënaqësinë t’i shpreh Znj. Miradije Berishaj, mësuese në shkollën fillore, në adresën 1100 Vjenë, Jagdgasse 22 – VLERËSIMIN E JASHTËZAKONSHËM për angazhimin e saj të madh në bashkëpunimin me prindërit, si dhe për mësimdhënien dhe kujdesin e shkëlqyer ndaj fëmijëve shqiptarë". (Vlerësimi është dhënë në qershor 2023.)
Drejtoria Arsimore për Vjenën ka kënaqësinë t’i shpreh Znj. Miradije Berishaj, mësuese në shkollën fillore, në adresën 1100 Vjenë, Jagdgasse 22 – VLERËSIMIN E JASHTËZAKONSHËM për angazhimin e saj të madh në bashkëpunimin me prindërit, si dhe për mësimdhënien dhe kujdesin e shkëlqyer ndaj fëmijëve shqiptarë”. (Vlerësimi është dhënë në qershor 2023.)

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.