Tragjedi në Kretë:Gjendet e pajetë 56-vjeçarja shqiptare, dyshime për vetëvrasje

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi. Një 56-vjeçare me origjinë shqiptare është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Chania, në ishullin e Kretës.

Sipas mediave greke, trupi i viktimës është zbuluar nga vëllai i saj, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta. Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet për vetëvarje, por autoritetet nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht këtë pistë, pasi hetimet janë në fazën fillestare.

56-vjeçarja ishte nënë e tre fëmijëve, dhe sipas raportimeve, nuk ishte e njohur më parë për probleme të theksuara shëndetësore apo psikologjike.

Policia greke po punon për të sqaruar rrethanat e vdekjes dhe për të përjashtuar çdo pistë tjetër të mundshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkaqet e sakta të ndarjes nga jeta të 56-vjeçares.
Ngjarja ka shkaktuar trishtim dhe shqetësim në radhët e komunitetit shqiptar në Kretë, ndërsa familjarët e viktimës kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Χανιά: Μητέρα 3 παιδιών βρέθηκε νεκρή – Ο αδελφός της ανακάλυψε το άψυχο σώμα της

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.