Kapiteni i Kombëtares U-19 të Shqipërisë, Adi Kurti, është zyrtarisht futbollist i skuadrës së parë të Veronës në Serie A. Klubi italian ka njoftuar blerjen e plotë të kartonit të mbrojtësit 19-vjeçar nga Empoli dhe ka firmosur me të një kontratë afatgjatë që zgjat deri në vitin 2028.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e të riut shqiptar, i cili sezonin e kaluar u aktivizua me ekipin e të rinjve të Veronës në kampionatin “Primavera”, duke lënë gjurmë me 31 paraqitje dhe 2 gola të realizuar. Ai ishte gjithashtu pjesë e ekipit në Kupën e Italisë për të rinj, ku zhvilloi 2 ndeshje.
Përveç karrierës me klubin, Adi Kurti ka spikatur edhe në arenën ndërkombëtare si pjesë e përfaqësueses U-19 të Shqipërisë. Ai ka mbajtur shiritin e kapitenit në 6 ndeshje ndërkombëtare, duke u shndërruar në një pikë referimi për skuadrën kuqezi.
Kurti është vlerësuar për aftësitë e tij taktike në fushë, por edhe për fizikun e spikatur, pasi në moshën 19-vjeçare ka një shtatlartësi prej 194 cm, çka e bën një mbrojtës shumë premtues për të ardhmen e futbollit shqiptar dhe jo vetëm.
Kalimi i tij zyrtar në radhët e Veronës shihet si një sinjal pozitiv për perspektivën e futbollistëve të rinj shqiptarë në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në kampionate të nivelit të lartë si Serie A.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.