Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pas dështimit të 36-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deklaroi se LVV-ja ka përmbushur të gjitha detyrat e saj lidhur me procedurat dhe ftesat për takime me partitë e tjera politike, por sipas saj, mungon vullneti politik nga partitë opozitare.
Haxhiu theksoi se bllokimi i situatës që po ndodh ka të bëjë kryesisht me mungesën e votave, duke shtuar se situata mbetet e njëjtë dhe pa ndryshim.
“Ne kemi qenë vazhdimisht të gatshëm për të dhënë kontributin tonë që kjo situatë të përmbyllet me konstituimin e Kuvendit. Por mungesa e vullnetit nga deputetët e opozitës po pengon procesin,” tha Haxhiu.
Ajo gjithashtu shprehu shpresën që gjatë kësaj jave të dalë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e AAK-së, disa deputetëve të LDK-së dhe një deputeti të PDK-së, duke theksuar se nuk mund të paragjykohet rezultati i këtij vendimi.
Ministrja në detyrë u shpreh se kryeministri në detyrë Albin Kurti ka ftuar partitë PDK dhe LDK për diskutime mbi situatën aktuale, ndërsa sipas saj, të gjitha zgjidhjet nga LVV-ja janë refuzuar nga partitë e tjera.
Haxhiu nënvizoi se për momentin kontributi i LVV-së nuk është i mjaftueshëm për konstituimin e Kuvendit dhe bëri apel që çdo deputet të jetë i përgjegjshëm në veprimet e tij, duke theksuar se po shkelin Kushtetutën e Kosovës.
Situata politike vazhdon të mbetet e paqëndrueshme, ndërsa qytetarët presin një zgjidhje sa më të shpejtë për formimin e institucioneve të reja.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.