Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë është kthyer në portën kryesore hyrëse të turistëve dhe vizitorëve të huaj në Shqipëri, me mbi 7 milionë pasagjerë që kanë fluturuar nëpërmjet tij gjatë vitit 2024. Ky tregues përfaqëson një moment historik për turizmin shqiptar dhe shënon një rritje të ndjeshme në fluksin e udhëtarëve.
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nënvizoi rolin kyç të aviacionit civil në këtë sukses, duke sjellë në vëmendje shembullin e kompanisë Ryanair, e cila ofron tashmë 25 destinacione nga Tirana dhe kryen 135 fluturime në javë.
“Ryanair promovon Shqipërinë si një thesar i fshehur i Europës”, theksoi Balluku, duke vënë në dukje zgjerimin e gjeografisë së destinacioneve të fluturimeve dhe pritshmëritë për rritje të mëtejshme në vitin 2025.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vazhdon të forcojë pozicionin e tij si një portë jetike për lidhjen e Shqipërisë me destinacionet kryesore globale, duke angazhuar për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe mbështetjen e zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë rajonale.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.