Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve që bojkotuan votimin gjatë vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar këtë veprim si një sjellje politike të papërgjegjshme dhe shkelje të Kushtetutës.
Në një deklaratë për media, Kurti iu referua pikës 128 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të 26 gushtit 2014, sipas të cilës çdo deputet është i detyruar të votojë – qoftë pro, kundër apo të abstenojë – gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit.
“Kjo është jo vetëm përgjegjësi e partisë fituese të zgjedhjeve, por e të gjithë deputetëve,” theksoi Kurti, duke sqaruar se pas konstituimit përgjegjësia e Kuvendit do të jetë formimi i qeverisë së re, ndërsa deri atëherë vendi do të qeveriset nga qeveria në detyrë.
Kryeministri u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në votim, duke e konsideruar këtë një obligim kushtetues dhe rrugëdalje nga ngërçi politik aktual. Ai sugjeroi përdorimin e votimit të fshehtë, siç e parashikon aktgjykimi i Kushtetueses.
“Ju bëj thirrje deputetëve që, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me të drejtat e obligimet e tyre, të marrin pjesë në votim. Ne e respektojmë aktgjykimin – por për ta respektuar, duhet ta kemi së pari,” përfundoi Kurti.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.